Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi falenderoi popullin shqiptar për përkrahjen dhe gjithashtu kërkoi që Shqipëria të kufizojë tregtinë me Rusinë dhe të mbyllë portat për anijet dhe turistët rusë.
Por teksa Zelensky mbante fjalën e tij, ish- kryeministri Sali Berisha është fotografuar teksa qëndron në Ipad-in e tij.
Sikurse duket edhe në foto ish-kryeministri është shfaqur duke kontrolluar faqen e tij zyrtare në “Facebook”.