Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij falënderuese në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, presidenti ukrainas ka kërkuar që Shqipëria të vazhdojë mbështetjen e Ukrainës dhe shkëputjen e marrëdhënieve më Rusinë.
Zelensky tha se ka raste kur shtete shumë të vegjël në hartë kanë një përzemërsi shumë të madhe.
“Kur të vendoset për bashkimin e Ukrainës vota juaj do të jetë për ne. Dikush është i vogël në hartë por ka një zemër dhe përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri. Ju falenderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës”,-tha ai në fund.
Pas përfundimit të fjalës së tij, deputetët e Kuvendit, ministrat dhe kryeministri Rama janë çuar në këmbë dhe kanë duartrokitur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky./Opinion.al