Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës mëngjesin e së hënës. Mësohet se foshnja është gjetur e pajetë në një valixhe në të cilën nëna e kishte futur sapo kishte lindur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qyteti juglindor. Mësohet se nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo e ka lindur fëmijën në shtëpi dhe më pas e ka futur në një valixhe.
Fëmija pasi është gjetur është çuar në morg për autopsi. Foshnjen e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti, i cili kishte ardhur nga emigracioni një ditë më parë. Bashkëshorti i ka thënë policisë që kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij.