Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Edmond Ndoj, i cili përplasi për vdekje një 73-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë disa ditë më parë.
Policia njofton se autori 45- vjeçar ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
45- vjeçari tashmë akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për këto akuza Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj./ Opinion.al