Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD. Ai tha se Kuvendi i 30 Prilli i ka të gjitha potencialet që të kthehet në historik.
Më tej deputeti demokrat u shpreh se Edi Rama nuk do të kishte fituar nëse përballë do të kishte pasur një opozitë të vërtetë.
“Çdo qytetar e kuptoi se partinë nuk e bën as vula dhe as godina, por sakrificat idealet, vokacioni dhe besimi në një kauzë. Me një opozitë të vërtetë që nuk luhatet sipas interesave, Edi Rama nuk do kishte pasur as edhe një shans. Gjendja e padurueshme në Shqipëri do të ndryshojë. Rruga e ndryshimit nuk kalon nga qeveria. I vetmi ndryshim që kemi në dorë të bëjmë dhe do të bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë. Nuk do të jemi opozitë fasadë. Kjo rrugë do ta ndryshojë edhe Shqipërinë”, tha Këlliçi.
Ndër të tjera ai tha: Pas shumë debateve, edhe të pahijshme dhe të palavdishme, jemi këtu sot me dorën e shtrirë. Kjo është opozita e re. Edi Rama dhe Lulzim Basha shkallmuan votën e lirë.