Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Prokurori Ndoja, i cili ra pre e një atentati me armë zjarri, ku mbeti edhe i plagosur do t’i nënshtrohet kështu procesit të Vettingut.
Procesi i tij i Vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Kujtojmë se prokurorit iu bë atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës më 1 nëntor 2019.
DSIK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjatë seancës në KPK, ka deklaruar se prokurori Arjan Ndoja dyshohet të ketë favorizuar persona me precedent penal.
DSIK thotë se në vitet 2009 dhe 2010, Ndoja ka patur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion.
Sa i përket atentatit ndaj tij ku në makinë ishte së bashku me Aleksandër Lahon dhe shoferin e tij që mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.