Është diskutuar të mërkurën (27 Prill) në emisionin “Opinion” për temën “Hipoteka dhe certifikatat, si do t’i marrim online?”
“Opinion” është fokusuar te një nga çështjet e rëndësishme për qytetarët, marrja e shërbimeve online, pas lajmit të dhënë nga kryeministri Rama se nga data 1 Maj dokumentet do të merren online. Por çfarë janë shërbimet online? Çfarë do të sjellë ky realitet i ri për brezin e tretë të popullatës të cilët raportin me teknologjinë nuk e kanë dhe aq të mirë? Kush na garanton se pas datës 1 Maj nuk do të kemi një kaos për nxjerrjen e dokumenteve?
Këto pyetje janë diskutuar në “Opinion” me të ftuar në studio:
Artan Lame
Vangjush Stavro
Rashela Shehu
Ola Xama
Në pjesën e tretë, Opinion ka nisur një rubrikë të re që do fokusohet te historitë e familjeve të mëdha shqiptare të cilat kryesisht vijnë me origjinë nga Perandoria Osmane por që patën degradimin me ardhjen në fuqi të sistemit komunist. Ndër të parat që do të transmetohet është historia e familjes Cakrani. Një përfaqësues i familjes Kujtim Cakrani do të jetë në studio për të rrëfyer historinë e familjes.
Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion: