Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policsë në Gramsh pasi ka dhunuar babain e tij. Por nuk ka mjaftuar me kaq i riu ka kanosur me mjet prerës të atin dhe i ka dëmtuar automjetin.
Ka qenë babai 45-vjeçari S. K., që ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.
Me marrjen e njoftimit, oficerët e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.
Në vijim të veprimeve është arrestuar në floagrancë S. K., 20 vjeç, i cili, gjithashtu ka dëmtuar xhamin e automjetit të babait dhe disa orendi shtëpiake.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.