Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të jetë në një vizitë në Moskë sot .
Mediat shkruajnë se presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të bisedoi edhe me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ky do të jetë kontakti i parë i liderit rus me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që nga fillimi i operacionit special ushtarak për mbrojtjen e Donbasit më 24 shkurt, shkruan agjencia e lajmeve ruse TASS.
Hera e fundit që dy politikanët u takuan ballë për ballë ishte në janar 2020 në një konferencë ndërkombëtare për Libinë në Berlin.
Pritet që takimi me Guterres të mos jetë i vetmi kontakt ndërkombëtar i Putinit të martën. Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se kishte një bisedë telefonike me homologun e tij rus të planifikuar për 26 prill./Opinion.al