Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 1 Qershor hapja e Kopshtit Zoologjik, Veliaj ftesë pedagogëve edhe për Botanikun

2022/04/24 at 3:24 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
 1 Qershor hapja e Kopshtit Zoologjik, Veliaj ftesë pedagogëve edhe për Botanikun

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi hapjen e kopshtit Zoologjik më 1 Qershor. Ndërsa vizitoi ambjentet, me një grup fëmijësh, Veliaj tha se Kopshti i ri Zoologjik do të jetë më moderni në Ballkan pas lirimit të hapësirave të zaptuara.


“Mezi pres që në datën 1 qershor fëmijët të kenë këtu jo vetëm një mundësi për t’u njohur me kafshët, jo vetëm një mundësi për të kaluar një ditë shumë cilësore me familjen, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të mësuar. Është ndoshta Kopshti Zoologjik më modern në Ballkan, i rikonceptuar plotesisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët. Ato kafazet e ngushta nuk ekzistojnë më, pra realisht ka një trajtim shumë më njerëzor sesa ato skenat që ne mbajmë mend nga Kopshti Zoologjik që trashëguam”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë. “Kush prodhon histeri kur zhvendoset një pemë, thjesht duhet të qetësohet. Vërtet zhvendoset një, por mbillen 1200 të tjera. Unë them se duhet te mbaroje koha kur të gjithë bëjnë gjithologun. Secili te beje punën e tij dhe të lëmë profesionistët të bëjnë punë të mrekullueshme, si ajo punë që është bërë këtu. Jo çdo gjë që kemi bere në Tiranë është për notën 10 sepse ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. Por si përmirësohen? Duke bërë llogje, duke sharë njëri-tjetrin, duke penguar ata që punojnë apo i përmirësojmë duke vënë çdo dite nga një tullë, duke mbjellë nga një pemë, duke rregulluar diçka, që Tirana që lëmë të jetë shumë herë me e mirë se ajo që gjetëm?”, tha kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku u shpreh se faza e dytë do të pasohet me lidhjen e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe stafit drejtues të Fakultetit të Shkencave që të mos përziejnë politikën në çdo lloj vendimmarrje.

“Sigurisht, kjo është vetëm faza e parë, pasi faza e dytë është lidhja me Kopshtin Botanik. Do doja t’i ftoja edhe pedagogët e Shkencave të Natyrës të vijnë ta shikojnë vetë se çfarë kemi bërë këtu, për të kuptuar se të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me Kopshtin Botanik. Ky Kopesht Zoologjik është dita me natën me çfare kishim; dita me natën do te jetë edhe kopshti i ri Botanik. Por, në qoftë se përziejmë politikën në çdo lloj vendimmarrje, dhe politika futet edhe në rektorat, edhe në dekanate, dhe pengon çdo gjë që është e mirë për publikun, ne thjesht humbasim kohë, se e mira do vijë”, theksoi Veliaj

Kryebashkiaku ftoi edhe ata që kanë qenë skeptik në fillim për të parë transformimin te Kopshti Zoologjik, duke i garantuar se e njëjta cilësi e lartë pune do të bëhet edhe për Kopshtin Botanik. “Ftesa për këdo që është skeptik, apo për këdo që, qoftë për çështje politike, apo çështje fushate, është përzierë në beteja kundër qytetit, të vijë ta shikojë vetë dhe të kuptojë se të njëjtën mrekulli mund ta bëjmë edhe në Kopshtin Botanik nëse i mbarojmë ato gjyqe, dhe ato zënka fare pa sens, që i humbasin shumë kohë qytetit. Ftesa është për bashkëpunim, që ky zhvillim dhe transformim qe shohim ketu, të behet edhe te Kopshti Botanik. Nuk ka asnjë arsye pse të jetë një vatër për fotografi nusesh me 5 mijë lekëshin e rojës. Ajo mund të jetë një hapësirë fantastike për gjithë qytetin”, theksoi Veliaj.

 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
33 ndeshje pa asnjë humbje, Tyson Fury mbron titullin në Wembley

33 ndeshje pa asnjë humbje, Tyson Fury mbron titullin në Wembley

Lala: Në përgjigmet e grupeve kriminale del politikani me nofkën “matematiku”

Lala tregon takimin me nënën e avokatit të vrarë: Dëgjoj dhe emra politikanësh

Ukraina: Nga sulmet ruse kanë humbur jetën 213 fëmijë
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com