Vetëm një në katër pacientë me Covid-19 është shëruar plotësisht brenda një viti nga shtrimi në spital për shkak të virusit, sipas një studimi britanik që paralajmëron se Covid-i afatgjatë mund të bëhet një gjendje e zakonshme.
Studimi, i paraqitur nga Konferenca Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (EÇMID) dhe i publikuar në The Lancet Respiratory Medicine, përdori të dhëna nga pacientë të rritur të shtruar në 39 spitale në Mbretërinë e Bashkuar nga 7 mars 2020 deri më 18 prill 2021.
Studimi përfshiu rreth 2,300 pacientë dhe ekzaminoi rikuperimin e 807 prej tyre pesë deri në dymbëdhjetë muaj pasi dolën nga spitali.
Vetëm 26% e tyre raportuan se ishin shëruar plotësisht pesë muaj pas shtrimit në spital, me normën që u rrit lehtë në 28.9% dymbëdhjetë muaj pas shtrimit në spital.
Sipas rezultateve të hulumtimit, gratë kanë 33% më pak gjasa të shërohen plotësisht sesa burrat, ndërsa njerëzit me mbipeshë 50% më pak gjasa të shërohen plotësisht sesa pacientët me peshë normale. Në të njëjtën kohë, ata që kishin nevojë për një ventilator gjatë trajtimit të tyre kanë 58% më pak gjasa që të jenë shëruar plotësisht.
Ndër simptomat më të zakonshme të Covid-it afatgjatë të raportuara nga pacientët ishin lodhja, dhimbjet e muskujve, shqetësimet e gjumit, vështirësitë në frymëmarrje dhe ulja e aktivitetit fizik.
“Pa trajtim efektiv, kovid afatgjatë mund të bëhet një gjendje e re,” tha Christopher Brightling nga Universiteti i Leicester./Opinion.al