Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë, propozim për të rishikuar veton në Këshillin e Sigurimit

2022/04/22 at 10:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Lufta në Ukrainë, propozim për të rishikuar veton në Këshillin e Sigurimit

Dy ditë pasi Rusia filloi sulmin në Ukrainë, shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan për të kërkuar që Moska të tërhiqet. Por një vendim i tillë nuk mund të miratohej për shkak të vetos nga vetë Rusia.

Kjo ishte vetoja më e fundit pas disa dekadash ushtrimi të vetos – që nga çështja e Luftës Koreane dhe deri tek konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve apo ndryshimi klimatik – veto që kanë penguar punën e Këshillit të Sigurimit, i projektuar për të qenë komponenti më i fuqishëm i OKB-së. Sa herë është ushtruar vetoja nga 5 vendet e përhershme anëtare Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca dhe Britania, ajo është pritur me pakënaqësi. Secili prej këtyre pesë vendeve e ka ushtruar këtë fuqi gjatë viteve.

Propozimet për të ndryshuar strukturën e këshillit apo të drejtën e vetos kanë qarkulluar për mbi gjysmë shekulli. Por tani një përqasje e re duket se po fiton terren: parashtrimi i çështjeve të penguara nga vetoja përpara të gjitha vendeve anëtare të OKB-së.

I udhëhequr nga Lihtenshtajni, propozimi ka më shumë se 55 bashkë-sponsorizues, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme prej 193 vendesh anëtare do ta shqyrtojë propozimin të martën.

“Kjo është me të vërtetë një iniciativë e rëndësishme”, tha Thomas Weiss, profesor i shkencave politike në Qendrën Pasuniversitare të Universitetit të Nju Jorkut dhe bashkëpunëtor i Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale, i specializuar për politikat e OKB-së. Për të, propozimi nxit transparencën dhe sfidon idenë se disa vende të fuqishme mund të kundërshtojnë iniciativat e Këshillit të Sigurimit pa qenë të detyruar as të japin një shpjegim.

“Në mënyra të rëndësishme, sugjeron se vetoja nuk është e shenjtë”, tha ai.

Propozimi nuk do të kufizonte veton, por vendosja e saj do të hapte debate publike në Asamblenë e Përgjithshme. Cilido vend apo shtet që do të ketë vendosur veton do të ftohej të tregonte arsyet.

Asambleja nuk do të duhej të ndërmerrte, apo edhe të merrte në konsideratë ndonjë veprim. Sidoqoftë, diskutimi mund t’i vërë para përgjegjësisë vendet që kanë të drejtën e vetos dhe do të bënte të mundur që të dëgjohen një sërë vendesh të tjera.

Ai synon “të promovojë zërin e të gjithë neve që nuk kemi veto dhe që nuk jemi në Këshillin e Sigurimit, për çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, sepse ato na prekin të gjithëve”, tha ambasadori i Lihtenshtajnit në OKB, Christian Wenaweser.

Që nga fillimet e OKB-së në vitin 1945, aleatët e Luftës së Dytë Botërore, Britania, Franca, Kina, Bashkimi Sovjetik (më vonë Rusia) dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë të vetmet vende anëtare të përhershme dhe me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit. Vendet e tjera anëtare zgjidhen për një mandat dy vjeçar.

Ndërsa Asambleja e Përgjithshme mori një anëtarësi dhe axhendë të gjerë, këshilli mori më shumë pushtet. Rezolutat e tij janë ligjërisht të detyrueshme, dhe nëse ndonjëherë injorohen mund të pasohen me veprime ushtarake (si p.sh. krijimin e forcave paqeruajtëse me personel të kontribuar nga vende të ndryshme).

Ushtrimi i vetos u rrit me shpejtësi. Po kështu edhe zhgënjimi. Deri në fund të vitit 1946, asambleja i kërkoi këshillit “të bëjë çdo përpjekje” për të mos lejuar veton të pengojë vendimmarrjen e shpejtë.

Deri më tani, më shumë se 200 propozime të ndryshme në Këshillin e Sigurimit janë ndalur me veto, disa madje nga disa vende njëkohësisht, sipas të dhënave të OKB-së. Subjektet ka qenë gjithëpërfshirëse, si p.sh. raportimi mbi rezervat e armëve dhe ka qenë edhe specifike, si p.sh. qeverisja e një pjese të kombit Komora, në Oqeanin Indian.

Bashkimi Sovjetik, dhe me pas Rusia, ka vendosur shumë më shumë veto se të gjithë, pasuar nga Shtetet e Bashkuara. Më pak janë vendosur nga Britania, Kina dhe Franca.

Ide të tjera të panumërta nuk u arritën kurrë të votohen për shkak të një vetoje të pritshme.

E gjithë kjo ka shkaktuar ankesa se paraliza e herëpashershme e këshillit dëmton legjitimitetin dhe besimin e publikut. Dhe sulmi i Rusisë në Ukrainë i ka sjellë këto ankesa më në epiqendër të vëmendjes.

“Kemi të bëjmë me një shtet që po e shndërron veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të drejtën për të (shkaktuar) vdekje”, i tha këshillit Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy, nëpërmjet një lidhjeje videofonike më 5 prill. Duke thënë se këshilli “thjesht nuk mundet të punojnë në mënyrë efektive”, ai u bëri thirrje vendeve anëtare t’ia heqin anëtarësinë Rusisë, të reformohen ose të “vetëshpërndahen dhe të punojnë për paqen”.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia, nga ana e tij, kundërsulmoi duke thënë se ishin sabotuar përpjekjet e vendit i tij për të mbajtur një takim të veçantë të këshillit për Ukrainën një ditë më parë. (Presidenca aktuale e Këshillit, Britania, tha se kjo ishte vetëm një mosmarrëveshje për përcaktimin e axhendës.)

Ndërsa këshilli gjendet në ngërç, Asambleja e Përgjithshme, ku nuk ekziston e drejta e vetos, ka votuar për të kërkuar që Rusia të ndalojë luftën, ka fajësuar Rusinë për krizën humanitare që ka pasuar, ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së. Rusia më pas tha se u tërhoq nga ky forum i të drejtave të njeriut përpara se të votohej.

Lihtenshtajni fillimisht planifikoi të prezantonte propozimin e tij në mars 2020, por u ndal për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha ambasadori Wenaweser. Ai tha se ngërçi në Ukrainë tani ka krijuar mbështetje për këtë ide.

Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield përmendi atë që ajo e quajti “modelin e turpshëm të Rusisë për të keqpërdorur privilegjin e vetos”, kur ajo njoftoi javën e kaluar se Uashingtoni po mbështeste propozimin e Lihtenshtajnit. Ajo e quajti atë inovativ dhe “një hap domethënës drejt përgjegjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë” të vendeve anëtare që kanë të drejtën e vetos.

Shtetet e Bashkuara e përdorën veton për herë të fundit për të ndalur një propozim të gushtit 2020 për ndjekjen penale dhe rehabilitimin e njerëzve të përfshirë në terrorizëm. Uashingtoni kundërshtoi duke argumentuar se propozimi nuk kërkonte riatdhesimin e luftëtarëve të huaj për grupin ekstremist Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Vendet e tjera me të drejtën e vetos nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment mbi propozimin e Lihtenshtajnit. Ambasadori Wenaweser tha se Rusia kishte ngritur kundërshtime, të përqendruara tek pikëpamjet rreth rolit të duhur të Asamblesë së Përgjithshme në çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ambasadori Wenaweser tha se vendi i tij është “pragmatik” në lidhje me të ardhmen e fuqisë së vetos, por se “ne duam të ndihmojmë për të filluar një ndryshim në mentalitetin për mënyrën me të cilën vendoset vetoja”./ Dy ditë pasi Rusia filloi sulmin në Ukrainë, shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan për të kërkuar që Moska të tërhiqet. Por një vendim i tillë nuk mund të miratohej për shkak të vetos nga vetë Rusia.

Ambasadori Wenaweser tha se vendi i tij është “pragmatik” në lidhje me të ardhmen e fuqisë së vetos, por se “ne duam të ndihmojmë për të filluar një ndryshim në mentalitetin për mënyrën me të cilën vendoset vetoja”./ VOA

Ju sugjerojmë

Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

19 Maj, 2025 6:15 pm
Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave
Politikë

Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave

19 Maj, 2025 6:06 pm
Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ
Kryesore

19 Maj, 2025 5:44 pm
Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh
Bota

19 Maj, 2025 5:34 pm
Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

19 Maj, 2025 5:26 pm
BE dhe Britania e Madhe bien dakord të forcojnë marrëdhëniet

19 Maj, 2025 5:12 pm
Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve

19 Maj, 2025 4:47 pm
“Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë
Sport

19 Maj, 2025 4:44 pm
Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve

19 Maj, 2025 4:38 pm
Papa takohet me JD Vance, Vatikani: U diskutua mbi disa çështje ndërkombëtare

19 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi

Tërmeti prek Shqipërinë, ku ishte epiqendra

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 23 prill 2022

Video/Stadiumi i Kukësit,Rama nxjerr videon:Sot, loja e parë në fushën e rilindur

TE FUNDIT

Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit
19 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve...

Lexo më shumë

Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave

Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave
19 Maj, 2025

Disa prej kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për...

Lexo më shumë

Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ
19 Maj, 2025

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë...

Lexo më shumë

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh
19 Maj, 2025

Mbretëria e Bashkuar dhe Irani kanë thirrur ambasadorët respektivë pas arrestimit të tre shtetasve iranianë në Londër, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com