Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin e përjavshëm me gazetarët. Gjatë fjalës së tij ai ka nxjerrë edhe emrin e preferuar nga Rama për presidentet.
“Si mund ta karakterizojmë me një fjalë këtë proces, meqë javën e kaluar u fol se Kongresi i PS ishte i ngjashëm me një kongres së Cosa Nostras. Procesi i zgjedhjes së presidentit është shndërruar në një proces tipik të Cosa Nostras. Edi Rama për të zgjedhur Presidentin e Republikës ka zgjedhur procesin më mafioz. A keni dëgjuar ndonjë emër se kush ka dalë nga zarfet. 2/3 i kanë shkuar Vali Bizhgës. Në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Prisnin kur të vijnë zarfet e shoqërisë civile. S’po e avancoj emrin por prisni se do ua them javës tjetër”,-tha Berisha./Opinion.al