Teksa po fliste, nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetët demokratë për shpalljen non grata të Aqif Rakipit dhe mos përjashtimin e djalit të tij nga PS.
Rama u shpreh se jemi në demokraci dhe jemi parti të lira që gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë dhe nuk gjykojnë njeri prej familjes apo farë e fisin.
“Flamurin e PD e keni bërë si çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na trego ne se nga çfarë duhet të distancohemi ne. Mos na e qani hallin ne për marrëdhënien me Amerikën, Europën dhe shqiptarët. Janë tre marrëdhënie që janë ekskluzive tonat. Na i keni lënë ju. Këto lojërat e brendshme këtu me flamur amerikan ju bëjnë vetëm qesharakë. Sa për standardin kur t’i vini gishtin këtu një deputeti. Ma gjeni ku është cili? Bëni kujdes se jemi në demokraci. Jemi shpirtra të lirë. Jemi parti të lira dhe gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë. Gjykojmë rolin e secilit. Nuk merremi me familjen, fisin dhe farë. Kështu që nuk na konkurroni dot”,-tha Rama.