Ditën e sotme në selinë blu është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Mësohet se çështja kryesore që pritet të diskutohet është mënyra se si PD do të negociojë për emrin e Presidentit të ri të Republikës.
Në një deklaratë për mediat më herët, kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk njihet më nga përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit, ka thënë që do t’i takojë deputetët e grupit për qëndrimin që do të mbajë partia në zgjedhjen e Presidentit ët ri.
Ndërkohë përveç çështjes së Presidentit, një tjetër temë për diskutim mund të jetë edhe ajo e bashkimit të partisë dhe riorganizimit në degë.