Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin verior.
Paraprakisht bëhet e ditur se sonte rreth orës orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Edis Reçi, 28 vjeç.
Mësohet se 28-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia informon se ka marrë një njoftim se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Në datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al