Është diskutuar të enjten (14 Prill) në emisionin “Opinion” për temën “5 personat më të kërkuar në Shqipëri”.
“Opinion” është fokusuar te një nga çështjet e kronikës së zezë pasi policia e Shtetit publikoi emrat e 5 personave të shumëkërkuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për Talo Çelën, Erjon Llapushin, Jani Alia, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushin.
Në “Opinion” është diskutuar për disa pyetje: Për se akuzohen këta 5 persona? Cilat janë krimet që kanë kryer? Cila është rrezikshmëria e tyre? Si kanë arritur t’i shpëtojnë policisë?
Po ashtu “Opinion” është ndalur edhe te ngjarja e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku vjehrri vrau bashkëjetuesen e të birit dhe më pas vari veten në një pemë mbrapa shtëpisë.
Një tjetër çështje e diskutuar në “Opinion” është ngjarja e helmimit të 4 shtetasve rus në një hotel në Qeret. Për këtë ngjarje të dhënat hedhin dyshime se janë helmuar në mënyrë të qëllimshme.
Të ftuar në studio për të folur për këto çështje:
Klodiana Lala,
Artan Hoxha,
Julian Kasapi,
Ervin Karamuço,
Gezim Tushe,
Fabian Zhilla
Në lidhje Skype:
Denata Toçe
Në pjesën e tretë të “Opinion” është transmetuar një material për inaugurimin e hotelit Radisson Collection, në zonën liqenit, një nga hotelet më luksoze të Shqipërisë.