Në një dalje për mediat këtë të hënë kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se do të nisin të mërkurën konsultimet me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ndër të tjera ai u shpreh se konsultimet do të zhvillohen me grupin parlamentar të PD-së, duke theksuar se nuk do të ketë negociata me Komisionin e Rithemelimit, pasi nuk ka një grup parlamentar me këtë emër.
“Konsultimet gjithmonë janë zhvilluar brenda Kuvendit të Shqipërisë. Si ishte Këshilli? Apo Komisioni i Rithemlimit. Nuk di që në Kuvend të ketë një grup parlamentar me emrin Komisioni i Rithemelimit. Nëse do kishte një grup të tillë, do të ishte një grup i pestë, por nuk e njoh”, u shpreh më tej Balla.