Një 50-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me thikë shtetasin N. V., 61 vjeç. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në fshatin Gosë në Kavajë. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al