Katër raketa kanë goditur qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv të hënën.
Kryebashkiaku i Lviv, Andrii Sadovyi, bëri të ditur në rrjetin social “Facebook” se emergjencat civile ishin dërguar në vendin e shpërthimeve. “Jemi duke sqaruar detajet”, shtoi ai.
Banorëve në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, u është kërkuar të qëndrojnë në strehimore pas sulmeve.
Lviv është një qytet kufirin me Poloninë. BBC raporton se përpara se të ndodhte sulmi u dëgjuan sirenat për rreth 45 minuta./Opinion.al