Kancelari austriak Karl Nehammer tha në një intervistë se presidenti rus Vladimir Putin “beson se po e fiton luftën” pothuajse dy muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Nehammer, i cili u takua me Putinin javën e kaluar në Moskë, tha në “Meet the Press” të NBC se udhëheqësi rus i tha atij se lufta është “e nevojshme”, edhe pse sanksionet perëndimore kanë pasur një ndikim
“Putini mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë për Federatën Ruse,”-tha Nehammer. “Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar, ai fajëson ukrainasit për gjenocidet në rajonin e Donbasit. Pra, ai është tani në botën e tij, por unë mendoj se ai e di se çfarë po ndodh tani në Ukrainë”,-shtoi kancelari.
Nehammer shtoi se Putini i tha atij në gjermanisht se ishte “më mirë që lufta të përfundonte më herët se vonë”, gjë që e bëri udhëheqësin austriak të besonte se presidenti rus e di “saktësisht se çfarë po ndodh tani”.
Nehammer tha gjithashtu në “Meet the Press” se ai nuk beson se Putin do të përdorë armë bërthamore, duke shtuar se udhëheqësi rus “e di kërcënimin e kësaj arme”.
Ndërsa Austria nuk është anëtare e NATO-s, ajo ka mbështetur me sanksionet kundër Rusisë si anëtare e Bashkimit Evropian./Opinion.al