Gazetarët e shërbimit ukrainas të Radio Liberty thonë se kanë konfirmuar një të vdekur gjatë fundosjes së anijes luftarake ruse Moskva, pavarësisht se autoritetet ruse nuk kanë njoftuar për viktima.
Ata vunë re se lajmi për vdekjen Ivan Vakhrushev, 41 vjeç, lajm i bërë i ditur nga gruaja e tij në faqen e mediave sociale ruse Odnoklassniki.
“Heroi ynë!!! Vdiq duke kryer detyrën. Luftoi deri në frymën e fundit për jetën e anijes. Jemi në lot dhe në zi. Do të jeni gjithmonë një hero në zemrat tona”,-ka shkruar ajo në faqe.
Varvara Vakhrusheva u tha gazetarëve se burri i saj kishte vdekur si pasojë e fundosjes. Ajo u informua për vdekjen e tij më 14 prill, duke shtuar se trupi i tij ishte gjetur, por rrethanat e vdekjes së tij nuk ishin zbuluar.
Gjithashtu Vakhrusheva tha se 27 anëtarë të tjerë të ekuipazhit ishin të zhdukur, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
Të shtunën, ministria e mbrojtjes e Rusisë publikoi pamjet video të një parade në Sevastopol të atyre që tha se ishin marinarët nga anija e mbytur, prova e parë e ofruar për mbijetesën e ndonjë marinari nga anija.
Ata u takuan nga Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Adm Nikolay Yevmenov.
Ministria njoftoi vonë të enjten se Moskva ishte mbytur në det pas një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Ndërsa Ukraina tha se e kishte fundosur anijen me dy raketa Neptun./Opinion.al