Futbollisti i PSG-së, Layvin Kurzawa është përballur me një situatë të pakëndshme ditën e djeshme.
Mbrojtësi anësor i ekipit francez, mbërriti me 15 minuta vonesë në qendrën stërvitore, që ndodhet në një pjesë të stadiumit Georges-Lefèvre në Saint-Germain-en-Laye pranë kampit Loges.
Por sikurse duket në pamjet e që tashmë janë bërë virale në rrjet ai priti me makinën e tij “Ferrari” në portën kryesore për të hyrë në stadium, i ka rënë borisë, por në fund nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kthehej pasi nuk i’a hapin derën.