Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë/ Ekspertët: Putin mund të paditet, ka përgjegjësi komanduese

2022/04/17 at 11:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Ekspertët: Putin mund të paditet, ka përgjegjësi komanduese

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte, pas një sërë sulmesh të raportuara të ushtrisë ruse në spitalet, maternitetet dhe objektivat tjera civile në Ukrainë.


Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj më 24 shkurt. Zyrtarët ukrainas e kanë vënë numrin e civilëve të vrarë në “dhjetëra mijëra”, megjithëse shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ato që kanë tronditur botën në mënyrë të veçantë, kanë qenë imazhet nga Buça, qytet në zonën e Kievit. Pas tërheqjes së forcave ruse atje, në fillim të këtij muaji, qyteti është gdhirë me varre masive dhe trupa të pajetë njerëzish nëpër rrugë – disa prej tyre edhe me duar të lidhura nga pas. Ukraina ka fajësuar forcat ruse për qindra vrasjet; Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.

Por, presidenti Biden ka thënë se ka prova të fuqishme për mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe ka bërë thirrje për gjykimin e Putinit.

“Ai është kriminel lufte. Duhet t’i mbledhim informacionet. Duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Duhet t’i sigurojmë të gjitha detajet që të kemi një gjykim për krime të luftës. Ky njeri është brutal. Ajo që ka ndodhur në Buça është mizore”, ka thënë Biden.

Para Buçës, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia ka shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, automjete civile e qendra tregtare – të gjitha këto veprime që, sipas SHBA-së, përbëjnë krime lufte.

Sulmi i forcave ruse në një teatër në qytetin e Mariupolit, në muajin mars, duket se ka qenë i pari që ka shkaktuar vrasje masive. Para tij, Ukraina e ka cilësuar një sulm në një spital të Mariupolit si krim lufte. Ukraina ka thënë po ashtu se ka gjithnjë e më shumë prova për sulme me bomba thërmuese dhe eksplozivë termobarikë në zonat civile në qytetin e Harkivit.

Konventa e Gjenevës i përkufizon krimet e luftës si vrasje me dashje, torturë ose trajtim çnjerëzor – të pajustifikueshme për nevojat e ushtrisë.

Nga Lufta e Dytë Botërore ka pasur disa gjykata, përfshirë atë që ka hetuar krimet e luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë janë dy institucione që veprojnë në mbështetje të rregullave të luftës. E para heton dhe ndjek penalisht kriminelët individualë të luftës që nuk dalin para gjykatave të shteteve të tyre.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur tashmë një hetim për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, por ende nuk është e sigurt nëse dikush do të sillet para drejtësisë.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka thënë se provat për krime të dyshuara lufte në Ukrainë “duhet të hetohen hap pas hapi”.

“Njerëzit janë në ankth, njerëzit vuajnë. Është detyra jonë, kolektivisht, të sigurojmë se ligji nuk mbetet një ide abstrakte, por vihet në veprim, për të ofruar mbrojtje dhe për të siguruar drejtësi”, ka thënë Khan.

As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Moska nuk e njeh këtë institucion, i cili është hapur në Hagë në vitin 2002. Megjithatë, Ukraina i ka dhënë gjykatës miratimin për të hetuar krimet e dyshuara të luftës në territorin e saj.

David Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën Bill Clinton, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se krimet e luftës në Ukrainë janë të mëdha dhe të dukshme dhe, sipas tij, ato do të mund të vërtetohen edhe në gjykatë.

“Numri i hetuesve në terren është më i madhi që kam parë në ndonjë konflikt, gjatë 30 vjetëve të fundit. Në këta 30 vjet kemi fituar shumë përvojë në hetimin e krimeve mizore. Ekspertiza nga shumë vende dhe nga Gjykata Ndërkombëtare Penale është vendosur tashmë në Ukrainë. Ky do të jetë një hetim i gjerë i krimeve të kryera nga ushtria ruse e, rrjedhimisht, nga Qeveria ruse”, thotë Scheffer.

Alex Whiting, ish-prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe profesor në Shkollën Juridike të Harvardit, thotë se, në të shumtën e rasteve, hetuesit nuk kanë qasje në skenën e krimit për kohë të gjatë dhe kjo pastaj i komplikon hetimet. Por, në Ukrainë, sipas tij, situata është ndryshe.

“Këtu, hetuesit kanë qasje në vendin e ngjarjes relativisht shpejt pas krimit të dyshuar. Dhe ky është një avantazh i madh, sepse provat, provat fizike, provat mjeko-ligjore degradohen shumë shpejt me kalimin e kohës. Në rastin e Ukrainës, hetuesit mund t’i mbledhin provat derisa janë të freskëta, të marrin intervista nga dëshmitarët dhe video që mund të jenë të disponueshme. Pra, kjo është një gjë shumë pozitive për hetuesit ukrainas dhe hetuesit ndërkombëtarë”, thotë Whiting.

Derisa sulmet e forcave ruse në Ukrainë vazhdojnë, shanset që komandanti i tyre suprem, presidenti Vladimir Putin, të dalë para gjyqit për krimet që ato mund t’i kryejnë, duken të largëta. Por, avokati Scheffer shprehet i sigurt se Putin, një ditë, do të paditet.

“Po, sigurisht, ai mund të mbahet personalisht përgjegjës në bazë të doktrinës së përgjegjësisë superiore ose përgjegjësisë komanduese. Individët që janë në krye të zinxhirit komandues, janë ata që kanë planifikuar dhe orkestruar luftën e agresionit, e cila është krim më vete, dhe më pas i kanë lejuar qartazi krimet mizore. Zoti Putin e ka fuqinë t’i parandalojë mizoritë e mëtejshme, duke e tërhequr ushtrinë. Ai e ka këtë fuqi dhe nuk e përdor. Kjo është një gjë e keqe”, thotë Scheffer.

Profesori Whiting thotë se është më e lehtë të akuzosh për krim lufte një ushtar që e kryen atë, sesa udhëheqësin që e urdhëron atë. Duke folur për Exposenë, Whiting thotë se Putin mund të mbahet përgjegjës në dy raste.

“I pari, nëse ai vetë i ka organizuar krimet, i ka inkurajuar, i ka planifikuar ose ka bërë diçka për t’i lehtësuar ato, atëherë do të mund të mbahej përgjegjës. Por, për ta dëshmuar këtë, do të jetë jashtëzakonisht sfiduese. Sepse, nuk pres që ai të ketë dhënë urdhra direktë për kryerje të krimeve. Por, ato do të duhet të dëshmohen përmes bisedave të përgjuara, që janë të koduara, ose përmes dëshmitarëve që mund të bashkëpunojnë. Kjo është një gjë e vështirë për t’u bërë, por është bërë në raste të tjera, kur udhëheqësit ushtarakë dhe politikë janë mbajtur përgjegjës”.

“Mënyra tjetër për t’u mbajtur përgjegjës është në bazë të përgjegjësisë komanduese. Nëse ai e di se trupat nën komandën e tij, janë duke kryer krime dhe nuk bën asgjë për t’i parandaluar apo ndëshkuar ato, atëherë ai mund të mbahet përgjegjës edhe si komandant”, thotë Whiting.

Por, a do të mund ta shohë bota Putinin në sallën e gjyqit, nëse akuzat kundër tij një ditë konfirmohen? Ekspertët nuk janë të sigurt. Hannah Garry, ligjëruese e së drejtës në Universitetin e Kalifornisë Jugore, flet për Exposenë:

“Do të duhej mjaft kohë, nëse ndonjëherë akuzohet. Nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale ngre akuzë kundër tij, ai nuk do të ketë imunitet si kryetar shteti dhe do të jetë subjekt i urdhrit për arrestim. Por, padyshim, ai do të qëndrojë në Rusi apo në vende të tjera që nuk do të bashkëpunojnë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ta dorëzuar. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk e ka forcën e vet policore dhe mbështetet te vendet që bashkëpunojnë dhe e transferojnë”.

Dhe, marrë parasysh mbështetjen që gëzon Putin aktualisht në Rusi, dorëzimi i tij vështirë se do të mund të ndodhte. Sipas Institutit të pavarur Levada në Moskë, vetëm 20 për qind e rusëve janë kundër luftës në Ukrainë.

Por, profesori Whiting thotë se mbështetja për Putinin mund edhe të zbehet me kalimin e kohës. Ai përmend rastin e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Bosnje Hercegovinës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të cilët janë dorëzuar në gjykatën e Hagës në vitin 2016 dhe 2017, për krimet e kryera në Bosnje në vitet ’90. Ata janë arrestuar pa kundërshtimin e Serbisë, pasi ka kanë kaluar disa vite në arrati. Whiting thotë se ngjashëm mund të ndodhë edhe me Putinin.

“Nëse ndryshon Qeveria në Rusi dhe Qeveria e re e dorëzon, ai mund të përfundojë në sallën e gjyqit. Këta skenarë nuk kanë shumë gjasa, por nuk janë të pamundur. Ka pasur raste kur zyrtarë të lartë, udhëheqës ushtarakë – edhe pse është menduar se nuk do të japin kurrë përgjegjësi për krimet e tyre – ata kanë dhënë”, thotë Whiting.

Ekspertët ligjorë thonë se persekutimi i Putinit do të zgjaste ndoshta shumë vite. Ata kujtojnë rastin e udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq, të cilin Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e ka paditur në vitin 1999 dhe e ka marrë në paraburgim ne vitin 2001. Gjyqi i tij ka nisur pastaj më 2002 dhe ka qenë duke u zhvilluar kur Millosheviq ka vdekur në Hagë, në vitin 2006.

Sipas ekspertëve, gjithçka do të varet prej akuzave që do të ngrihen dhe do të mund të vërtetohen në gjykatë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë tani përbën gjenocid dhe ka akuzuar Putinin se po përpiqet “të zhdukë idenë e të qenët ukrainas”.

Gjenocidi përkufizohet si krimi më i rëndë kundër njerëzimit dhe disa ekspertë thonë se është ende herët për t’i futur mizoritë ruse në këtë kategori.

Megjithatë, avokati Scheffer thotë se Buça është një lloj Serbenice – duke iu referuar masakrës së vitit 1995 në Bosnje – dhe kujton se Srebrenica është njohur si gjenocid dhe se llogaridhënia për të është arritur./REL



Ju sugjerojmë

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
Aktualitet

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

18 Qershor, 2025 9:36 am
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

18 Qershor, 2025 9:30 am
Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
Aktualitet

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

18 Qershor, 2025 9:11 am
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Para
Zelensky: Kemi audio dhe video ku rusët dëgjohen të thonë se …

Zelensky: Kemi audio dhe video ku rusët dëgjohen të thonë se ...

Luan Baçi: Alibeaj s’i ka mbledhur firmat e deputetëve për platformën e tij

Luan Baçi: Alibeaj s'i ka mbledhur firmat e deputetëve për platformën e tij

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia vëllai i ish-deputetit

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia vëllai i ish-deputetit
















TE FUNDIT

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
18 Qershor, 2025

Më 19 qershor, në orën 19:00, socialistët do të festojnë 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Festa do të organizohet...

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
18 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur më parë në kërkim për veprën...

Lexo më shumë

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
18 Qershor, 2025

Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri...

Lexo më shumë

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
18 Qershor, 2025

Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com