Policia ka arrestuar 3 persona për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë lidhur me rastin tragjik ku në portin e Durrësit ndërroi jetë një punëtor 19-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës”, njoftoi policia.
Arrestimi i tyre u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.