Deputeti Enkelejd Alibeaj në seancën e sotme plenare ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Ai iu drejtua Felajt duke i thënë se nuk po zbaton neutralitetin, por po mban anë duke refuzuar që t’u jap fjalën deputetëve të opozitës.
Alibeaj iu referua kështu deputetit Helidon Bushatit, të cilit nuk iu dha fjala për replikë dhe si rrjedhojë ky i fundit bllokoi për disa minuta foltoren e Kuvendit.
Enkelejd Alibeaj: Sa herë ulesh ti aty, ndodhin vetëm incidente, nuk e di ca frustimesh ke, se kur je këtu je socialiste, kur je aty të paktën tregohu neutrale, replika jepet kur përdoren fjalë të padenja dhe të pahijshme, jo nuk i bëri, i ka shtrembëruar thelbin e diskutimit, faktet që nxori zonja, dhe kjo është e drejta parlamentare e parlamentarizmit dhe kjo është replika.
Ermonela Felaj: Ju siguroj që Rregullorja do të lexohet si shkruhet, jo si doni ju ta mendoni.