Një 79-vjeçar nga Vlora ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga kryerja e 545 testeve kanë rezultuar me COVID 17 qytetarë.
Rastet e reja janë konstatuar 9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë. Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Prill 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 545
Testime totale 1,787,376
Raste pozitive 274,236
Raste të shëruara 270,378
Raste Aktive 364
Humbje jete 3,494
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1