Më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
UNHCR tha se kishte 4,503,954 refugjatë ukrainas të dielën – 62,291 më shumë se një ditë më parë. Sipas UNHCR Evropa nuk e ka parë atë numër refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore.
90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë, pasi shumica e burrave të moshës 18-60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina pasi duhet të qëndrojnë dhe t’i bashkohen rezistencës.
Refugjatët ukrainas ecin në platformë pasi arritën në një tren nga Odesa në stacionin e trenit Przemysl Glowny, pasi ikën nga pushtimi rus i Ukrainës, në Przemysl, Poloni
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM), rreth 210,000 joukrainas janë larguar gjithashtu nga vendi, duke hasur ndonjëherë në vështirësi për t’u kthyer në vendet e tyre.
7.1 milionë njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas shifrave të publikuara nga IOM më 5 prill, që do të thotë se më shumë se një e katërta e popullsisë është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre.
Polonia pret numrin më të madh të refugjatëve nga Ukraina, me 2,593,902 njerëz që kalojnë në Poloni që nga fillimi i luftës, tha UNHCR.