Policia ka arrestuar autori që qëlloi me tre plumba drejt makinës së administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha.
I arrestuari është 31-vjeçari, Skedri Tasi, i cili akuzohet për Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Më datë 18.01.2022, Skerdi Tasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lulzim Mashës.
Administratori i shkollës private në Tiranë i ka parë lëvizjet e autorit, ndërsa në dëshmi ka thënë se ai nuk i ka folur fare por e ka qëlluar direkt. 63 vjeçari ka rrëfyer identitetin e autorit, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur. Para hetuesve, 63-vjeçari, është shprehur se autori është rreth 25 vjeç dhe me mjekër.
Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha. Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator. Në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.