Kremlini i është përgjigjur presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha ditën e djeshme se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte.
Komentet e Bidenit pasojnë zemërimin ndërkombëtar në rritje për vrasjen e civilëve në Bucha, një qytet afër kryeqytetit Kiev.
Të martën, Kremlini tha se komentet ishin “të papranueshme” dhe “të padenja” për një president të SHBA-së.
Duke folur me gazetarët në një video-konferencë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se SHBA-ja ka të ngjarë të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë./Opinion.al