]Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Sarandë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, ku humbi jetën duke punuar një 66-vjeçar.
55-vjeçari kishte marrë me qira ambientet ku ditën e djeshme humbi jetën punëtori. Duke bërë punime, viktimës i ka rënë muri dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia thotë se 55-vjeçari A.M., është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./Opinion.al