Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se një takim ballë për ballë mes tij dhe Vladimir Putin tani duket i pamundur.
Në komentet e tij të fundit, Zelensky tha se mundësia për të zhvilluar më shumë bisedime me Rusinë ishte sfiduese, por se nuk kishte alternativë tjetër.
Agjencia ruse e lajmeve IFAX thotë se bisedimet po vazhdojnë midis dy vendeve për të zhvilluar negociata online.
Në lidhje me Bucha dhe tmerret që janë shpalosur atje, Zelensky tha se do të ndiqte akuzat për krime lufte kundër forcave ruse, bashkë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.
Sipas tij shprehja “denazifikim” vlen më shumë për Rusinë sesa për vendin e tij.