Më shumë trupa ruse po tërhiqen nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ndërsa forcat pushtuese po intensifikojnë sulmin e tyre në rajonin separatist të Donbasit në lindje, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për gazetën ushtarake amerikane Stars and Stripes.
Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se dy të tretat e grupeve taktike të batalionit rus që rrethonin Kievin dukej se ishin tërhequr në veri drejt Bjellorusisë – vendi aleat i Rusisë.
Zyrtari tha se ata besonin se trupat ruse që tërhiqeshin do të “riparoheshin, rifurnizoheshin, ndoshta edhe të përforcoheshin ” përpara se të ktheheshin në Ukrainë për të vazhduar luftimin diku tjetër.
Qëndrimi i Rusisë larg kryeqytetit vjen pas disa javësh të ngecjes së lëvizjes drejt Kievit.
Ministria ruse e mbrojtjes tani pretendon se qëllimi i tyre ishte gjithmonë “çlirimi” i rajonit të Donbasit, pavarësisht dëshmive se qëllimet e tyre fillestare ishin të kapnin qytete të mëdha në të gjithë Ukrainën./Opinion.al