Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alqi, ky hero i kohës sonë

2022/04/03 at 5:21 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Alqi, ky hero i kohës sonë

Nga: Ilir Babaramo

Nuk është Alqi Kondi. Eshtë Alqi Bllako modeli frymëzues në Shqipërinë e sotme. Trajektorja e pasurimit dhe karrierës së shpejtë të tij janë ilustrimi më domethënës si funksionon realiteti i një të riu kur ose duhet të thotë “Edi Rama është si Zeusi” ose të ketë pak cipë në faqe dhe t’ia mbathë nga sytë këmbët për në Gjermani, Francë, Itali apo SHBA.

Në prillin e vitit të kaluar, gratë e Shkozës provuan për herë të parë parfumin “Chanel 5”. Raftet e floktoreve me mure të shtrembëta, të gjitha ndërtime informale, u mbushën me parfumin e shtrenjtë. Këtë muaj krehjen e keni të paguar nga kandidati për deputet, ai u jep dhuratë dhe një “Chanel 5”, u thoshin parukieret banoreve të Shkozës para se këto të dilnin  në rrugën gjithë gropa e pluhur të kësaj zone rurale të kryeqytetit. Alqi Bllako e kishte hapur thesin. Gjithë defterët e marketeve që kishin  shitur ushqime veresie u zhdukën si me magji . Për burrat, Bllako u tregua dhe më xhymert. Gjithë marsin e prillin mund të pinin në klubet e lagjes sa të fryheshin pa futur dorën në xhep. Thasët me miell, shportat me ushqime vërshuan lumë në shtëpitë e banorëve të njësisë numër 1. Kandidati për deputet i PS e bënte Santa Klausin të dukej një lypës.

Alqi Ballko po e kryente në mënyrë perfekte detyrën elektorale. Ishte aq I mencur për ta kuptuar se çfarë duhet të bënte. Duhet të përligjte zgjedhjen e tij në listën fituese, listë nga e cila ishin hequr dhe emra si i një ish-kryeministri në kohën e largët dhe historike të viteve 98-99, kur në zyrën e tij nguteshin për ta takuar gjithë njerëzit më të pushtetshëm të globit. Por kohët kishin ndryshuar. Tani Majko nuk flet fare sepse “ka bërë dhëmbët”. Tani është koha e Bllakos. Kaq të pushtetshëm e ndjente veten Alqi sa I thoshte stafit të vet se në qeverinë e re do ishte ministër I financave. Madje filloi të ndante dhe poste. Një ish kafaz ambasade filloi të fryhej e tu çonte fjalë bizneseve të mëdha se Bllako  do ta emëronte drejtor të përgjithshëm të tatimeve. Tarifa ishte e lartë.

Bllako mund të ishte bërë dhe ministër. Të gjithë e donin, shefat i kënaqte. Ishte pa dyshim një yll në ngjitje. Ylli I tij nuk do ishte shuar nëse nuk do ishte ndodhur në mes të një afere që as në shtetet subsahariane nuk prodhohet, një aferë ku buxhetit të shtetit i duhej të paguante për ndërtimin e inceneratorit fatura për blerje suteniash, sheqeri, orizi dhe pothuajse gjithckaje tjetër që  rrok fantazia më e çartur njerëzore.

Afera e inceneratorëve duket se nuk ka për të qenë si ajo e uniformave të policisë, ku u dhanë dënime minimale për ca peshq të vegjël, ndërkohë që ustai I saj shëtit nga ministria në ministri pasi ministrat e dëbojnë si një xhepist të bezdisshëm e megjithatë detyrohen ta fusin prapë nga dritarja pasi e kanë përzenë nga dera “sepse është njeriu I Lali Erit dhe është i zoti në debate televizive”. Për hir të vërtetës, zotësia e vetme polemizuese e tij qëndron në faktin se mund të thotë para kamerave dhe gënjeshtrën më të pacipë   pa u skuqur ose zverdhur. Tek afera e inceneratorëve shejtani ka dalë nga shishja. Dhjetëra shkresa tashmë janë bërë publike.

Në mënyrë paradoksale, Bllako është treguar tepër I pushtetshëm dhe ditën më të zezë të tij. Shqipëria kishte njohur kryeministra e ministra të brendshëm për dekada rresht që bënin  të dridhej dhe fëmija në bark të nënës por gjithë pushteti i tyre bëhej pluhur në një çast të vetëm. Me Bllakon nuk ndodhi kështu. Bllako është zyrtari që policia për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar ka nguruar për gati 24 orë të ekzekutojë një urdhër arresti gjykate.  Madje jo vetëm kaq. Atij ju dha gjithë koha e mjaftueshme që të shesë gjithë pronat.

Për të gjithë është e qartë se orët e gjata kur gjithë opinioni piblik nuk dinte se ku ai ndodhej kanë shërbyer për të negociuar. Me cilin negocioi ish-deputeti për të cilin kishte urdhër arresti që nuk zbatohej? Mbi të gjitha çfarë force ia jepte këtë pushtet për të bërë pazar dhe në këto rrethana? Përgjigjet nuk do shumë mend për ti marrë me mend.

Tashmë të gjithë bëjnë pyetjen : a do ti tregojë “shokët” për të lehtësuar veten ? Varet se cilin do ti caktojnë shok të qelisë dhe kush do ta shoqërojë në orën e ajrimit./5pyetjet.al

Ju sugjerojmë

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Para
Zelensky: Forcat ruse po kryejnë gjenocid në Ukrainë

Zelensky: Forcat ruse po kryejnë gjenocid në Ukrainë

Vrasja e civilëve në Ukrainë, Xhaçka: Mizori, bota të veprojë

Vrasja e civilëve në Ukrainë, Xhaçka: Mizori, bota të veprojë

Pse nuk duhet të bëni selfie?

Pse nuk duhet të bëni selfie?

TE FUNDIT

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
17 Shtator, 2025

Pak kohë pas largimit së Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares së Kuvendit, në media po qarkullon një listë e...

Lexo më shumë

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
17 Shtator, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin. Presidenti turk u...

Lexo më shumë

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
17 Shtator, 2025

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si kurrë më parë...

Lexo më shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
17 Shtator, 2025

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë ditën e martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com