Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka njoftuar deputetëve në seancën e sotme, se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për dorëheqje.
Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.
“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.
Kujtojmë se Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e tij. Nga hetimet Bllako rezultoi i implikuar në aferën e Inceneratorit të Fierit./Opinion.al