Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Nuredin Dumanit/ Në pranga e dashura nga Kosova dhe 4 të tjerë

2022/03/31 at 9:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin? Planifikoi vrasje, por ra në pritë

5 persona janë vënë në pranga pas kapjes nga policisa të Nuredin Dumanit.


Sipas policisë, mes të arrestuarve janë 2 mjekët, Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit. Këta persona dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen te autoritetet.

Në pranga ka rënë edhe e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit. Mirjetë Hajdini akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale  “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Arratia”, i realizuar më datë 29.03.2022, nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat RENEA, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Fier, për kapjen dhe arrestimin e shtetasit në kërkim Nuredin Dumani, i dyshuar për kryerjen e disa vrasjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. M., 43 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
B. B., 41 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

E.Gj., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion ndihmësmjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni është bërë arrestimi i shtetasve:
H. H., 40 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

M.H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Po në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndaj shtetasit Nuredin Dumani, 35 vjeç, banues në Durrës, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është duke hetuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me dyshimet për përfshirjen e shtetasit Nuredin Dumani, në vepra të tjera penale apo të lidhjeve të tij me aktivitetet kriminale, me qëllim dokumentimin me prova ligjore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve për të cilat ka dyshime se ky shtetas mund të jetë autor.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 



Ju sugjerojmë

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar
Bota

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

22 Qershor, 2025 3:40 pm
Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin
Bota

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

22 Qershor, 2025 3:22 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

22 Qershor, 2025 3:17 pm
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

22 Qershor, 2025 3:10 pm
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

22 Qershor, 2025 3:00 pm
“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
Bota

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025 2:35 pm
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

22 Qershor, 2025 2:10 pm
“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët
Bota

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

22 Qershor, 2025 1:45 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

22 Qershor, 2025 1:28 pm
Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Para
Mbledhja e grupit të PD/ Si u pozicionuan deputetët, slogani i ri në selinë blu

Mbledhja e grupit të PD/ Si u pozicionuan deputetët, slogani i ri në selinë blu

Alibeaj: Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, si Berisha

Debatet në grupin e PD, Berisha: Gabim të krahasohet fituesi me humbsin

Debatet në grupin e PD, Berisha: Gabim të krahasohet fituesi me humbsin
















TE FUNDIT

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar
22 Qershor, 2025

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj...

Lexo më shumë

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka lavdëruar Presidentin amerikan Donald Trump për goditjet e fundit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke...

Lexo më shumë

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
22 Qershor, 2025

Pas sulmeve në objektet bërthamore të Iranit, ka reaguar edhe Papa Leoni XIV, ku ka bërë një thirrje të fuqishme...

Lexo më shumë

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
22 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” është drejtuar për në fshatin Bllatë e Poshtme  në Dibër, në të cilin dy vite më parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com