Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri i vdekjes së 33-vjeçares, dyshimet e nënës

2022/03/29 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Misteri i vdekjes së 33-vjeçares, dyshimet e nënës

Vjollca Dashi denoncoi në “Stop” historinë e saj të dhimbshme. Në 17 Gusht 2021 rreth orës 19:00 merr lajmin më të kobshëm të jetës së saj. Vajza e vetme kishte ndërruar jetë.

“Doralda u ngrit në mëngjes si gjithë ditët e tjera edhe do shkonte për në punë. U bë gati, më tha më mbush një shishe me ujë dhe ma fut në çantë sa të vishem nga dhoma tutje. Ia mbusha shishen me ujë, ia vura tek tavolina aty. I thashë, të të jap mami ndonjë Lekë. Ja 1 mijë Lekë tha. Unë në fakt nuk kisha shumë, por ia dhashë, ia futa tek çanta gocës. U vesh, u bë gati edhe iku. Pasdite marr në telefon gocën, kur e hap telefonin dhe del zë burri. Ç’është ky zë burri thashë në telefon që merr vajzën time. Unë tha jam policia. Thashë ç’ne, ç’do goca ime në polici. Më tha që goca ka bërë aksident me makinë. Thashë unë si ka bërë aksident goca ime me makinë. I thashë që vajzën time e ka vrarë Erald Bodini, ish-burri”.

Edhe pse i thanë se vajza ishte gjetur e varur te kodrat e liqenit, Vjollca deklaron, se dyshon që të bijën e ka vrarë ish-bashkëshorti i saj, Erald Bodini, i cili edhe më parë e kishte kërcënuar me atë.

“Sepse para një jave e ka kërcënuar me jetë. Ka qenë edhe i dënuar për dhunë në familje. Është i dënuar me 6 muaj burg dhe e ka hedhur në Apel. Se çfarë ka bërë atje nuk e di, është i lirë”.

Sipas dëshmive të pronarit dhe shoqeve të saj, atë ditë ishte e revoltuar sepse kishte folur dhe shkëmbyer mesazhe me ish-burrin, madje kishte marrë leje për të dalë më herët nga puna.

“Pronarin e vajzës e kemi takuar. Tani sa kam ardhur nga OPGJ se unë kam këtu 5 vajza që punojnë me të, ka folur gjatë gjithë ditës në telefon, ka çuar edhe mesazhe. Në orën 4 e 15 më ka marrë në telefon vajza dhe më ka thënë që “shef më jep leje çerek ore përpara” dhe vajza ka dalë në telefon në dorë pa ju folur, pa i thënë dhe vajzave mirupafshim. Në orën 5 gjendet e varur”.

Stop ka siguruar disa pamje filmike ku tregojnë një orë përpara Doraldën gjallë, duke ardhur rrugës për tek liqeni i Tiranës.

Trupi i pajetë i vajzës u gjet nga një kalimtar tek liqeni. 7 muaj pas ikjes nga jeta të Doralda Dashit, prindërit e të ndjerës nuk dinë se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre.

“Pastaj dola mora një makinë. Vajta tek QSUT, atje më thanë është në Laprakë. Në orën 22:00 arritëm që pamë gjithçka çfarë kishte ndodhur”.

Vjollca Dashi akuzon OPGJ Artan Llupa për prishje të hetimeve. Çanta e viktimës nuk u mbajt si provë materiale, por iu dha prindërve të së ndjerës.

“Kuleta e Doraldës e cila kishte vetëm 80 lekë brenda. I pata dhënë 100 lekë. 20 lekë i ka prishur dhe 80 lekë janë këtu brenda. Ja, këto janë lekët”.

“Stop” ka konstatuar se degët e pemëve ku është varur 33-vjeçarja janë prerë, me shumë gjasë, për të tjetërsuar dinamikën e kësaj ngjarjeje.

Ju sugjerojmë

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

4 Dhjetor, 2025 6:33 pm
Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
Bota

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

4 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

4 Dhjetor, 2025 5:18 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
SPAK kërkon ta arrestojë, Pandeli Majko zë vendin e Alqi Ballkos në Kuvend

SPAK kërkon ta arrestojë, Pandeli Majko zë vendin e Alqi Ballkos në Kuvend

Me lot në sy dhe vetëm me një foto, nëna kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës

Me lot në sy dhe vetëm me një foto, nëna kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës

Video/ Nënë Lizën e përzënë nga protesta: Nuk kemi ardhur për shtëpinë tënde

Video/ Nënë Lizën e përzënë nga protesta: Nuk kemi ardhur për shtëpinë tënde

TE FUNDIT

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
4 Dhjetor, 2025

Kina do të ofrojë 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Gazë...

Lexo më shumë

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
4 Dhjetor, 2025

Vladimir Putin mbërriti në Indi për një vizitë dyditore, ku u prit nga kryeministri Narendra Modi përpara samitit vjetor Rusi–Indi....

Lexo më shumë

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
4 Dhjetor, 2025

Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
4 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin  tha se Rusia do të marrë kontrollin e plotë të rajonit ukrainas të Donbasit  me forcë, nëse forcat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com