Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike brenda PD dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
Gjatë një interviste për “EuroNews”, Fevziu është shprehur se “Lulzim Basha mund të konsiderohet një kufomë politike”.
Feziu ka treguar dhe dy defektet e Bashës që sipas tij, e penalizuan gjatë drejtimit të partisë.
“Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stop politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij,” – u shpreh Fevziu për Euronews.
Për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Fevziu thotë se Basha nuk mundi të fitonte edhe pse në funksion të tij u vunë të gjithë faktorët e shoqërisë.
“Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të fitonte”, theksoi Fevziu./ Opinion.al