Ministri i Jashtëm ukrainas këshillon negociatorët që të mos ‘hanin e pinë’
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar negociatorët të mos hanë ose pinë kur negociojnë me Rusinë, pasi Abramovich dyshohet se u helmua.
Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë sot bisedimet e tyre të paqes në Stamboll.
“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën Ruse të mos hajë apo pijë asgjë.
“Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje”, -tha ai.
“Së dyti, të gjitha këto histori – dikush dëgjoi diçka, diku, nga dikush – tani janë shumëzuar, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për pasione “, tha ministri i Jashtëm ukrainas./Opinion.al