Është transferuar në burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë Gilmando Dani, pasi ka dalë nga regjimi i posaçëm 41-bis.
Dani është dënuar për gjobëvënie me 12 vite burg. Atij nuk i është përsëritur izolimi në regjimin e posaçëm. Aktualisht nga grupi “Shullazi” në regjimin 41 bis është Emiljano Shullazi dhe Endrit Qyqja.