Kryetarja e LSI ka komentuar gjatë një interviste televizive, zhvillimet në Partinë Demokratike. Hyrjen e Berishës në selinë e partisë, ajo e cilësoi si një hyrje në shtëpi, ndërsa tha mes të tjerash se Berisha tregoi që është shpirti i PD.
Duke folur në News 24 Kryemadhi vlerësoi angazhimin e Berishës përballë atyre që ajo I cilësoi si sulme mediatike dhe diplomatike.
“Te zoti Berisha të gjithë shikojnë lider, madje edhe Rama e sheh të tillë. Nuk ka rëndësi si ndodh rikthimi për udhëheqjen e PD në të gjithë historikun apo jetën politike të PD. Berisha tregoi që është lider. Tregoi që është jo vetëm themeluesi, por shpirti i PD. Tregoi që kur edhe pabesia kaloi moralin, ai jo vetëm që mbijetoi, por me një angazhim të jashtëzakonshëm burrëror. Duke pasur sulmet e pandalshme mediatike, diplomatike, duke vendosur përpara jo vetëm integritetin personal, por edhe sovranitetin e PD. Duam apo nuk duam ne PD është themeluar nga Berisha. Këto kishin të bënin me atë shpirt dhe insperim që Berisha jepte te njerëzit e PD.
Për hir të së vërtetës Berisha sot u fut në shtëpinë e tij që e kishin ngritur të gjithë demokratët bashkë. Ai është shumë i kujdesshëm, edhe pse në parlament ishte shpallur non grata, lartmadhëria e tij Edi Rama ishte kujdesur për të vendosur Berishën në një rresht me LSI ai ka qenë i kujdesshëm. Duhet të kemi parasysh që jo vetëm Berisha, por të gjithë ne si LSI… Unë vetë kam komunikim historik me Flamur Nokën. Kemi qenë që në këshillin bashkiak të parin që bëmë një akordim për buxhetin e Tiranës dhe ajo ka qenë ndoshta fillesat e një bashkëpunimi të parë LSI-PD. Marrëdhëniet tona ndërtohen në mënyrë korrekte. Edhe Sali Berisha, unë s’kam bashkëpunuar me të, por nga eksperienca e mëparshme”, u shpreh Kryemadhi./Opinion.al