Mediat Italiane bëjnë me dije se pas humbjes me Maqedoninë e Veriut, trajneri Roberto Mancini është drejt dorëheqjes nga posti i trajnerit të Italisë.
Mancini, ka vendosur të largohet, pavarësisht se Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, po kërkon me të gjitha mënyrat që t’i ndryshojë mendjen.
Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, që e la Italinë pa Botëror për herë të dytë radhazi, Mancini ka vendosur të largohet nga detyra, duke drejtuar “axurrët” për herë të fundit në ndeshjen e së martës, ndaj Turqisë.
Mendohet që pasuesi i tij të jetë Fabio Cannavaro, me Marcello Lippin si drejtor teknik.