Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë natës qytetin e Shkodrës.
Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Bëhet fjalë për objektin në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.
Vetë Bushati jeton në katin e tretë të objektit ku ndodhi shpërthimi, ndërsa biznesin e tij e kishte në katin e parë që ka pësuar dëme materiale.
Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një supermarket, në zonën e njohur si “Rruga e gjan”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Sipas burimeve, shpërthimet janë dëgjuar në të njëjtën kohë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Është ende e paqartë nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin. Kamerat e sigurisë nëpër bizneset në zonë janë të shumta, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.