Deputeti Ervin Salianji në përfundim të mbledhjes së kryesisë, ka komentuar zhvillimet, ndërsa tha se ende nuk ka emra për negociatorët që do të përfshihen në diskutimet për bashkimin e dy pjesëve të partisë.
“Nuk duhet të vendosë asnjë palë. Nuk pati propozime për emra, nuk pati as vendosje për emra konkretë. Këtu të gjithë e kemi përjashtuar njëri-tjetrin, në bazë të atyre do të kemi emra konkrete. Në na bashkojnë më shumë gjëra nga sa na ndajnë, të nismin njëherë me ato që na bashkojnë”, tha Salianji./Opinion.al