Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit Amerikan është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Vdekja e Albright u konfirmua me e mail nga stafi I “Albright Stonebridge Group”, një kompani strategjike globale, e themeluar prej saj.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore E SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin./Opinion.al