Rusia nuk do të pranojë më pagesa në dollarë dhe euro për gazin e saj të dërguar në Evropë, por do të pranojë vetëm rubla. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas The Guardian, Presidenti rus ka urdhëruar Gazprom të konvertojë pagesat për kontratat e naftës dhe gazit me vendet europiane në rubla për të rritur monedhën vendase.
Gazeta ruse Kommersant raporton: Sipas mendimit të Putinit, marrja e pagesave në dollarë dhe euro “nuk ka kuptim për Rusinë”. Si përgjigje, pritet që rublat të rritet në bursën e Moskës.
Rubla ka rënë në bursë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë./Opinion.al