Një këshilltar i Vladimir Putin është larguar nga qeveria ruse dhe më pas është larguar edhe nga vendi.
Sipas Reuters, Anatoli Chubais, i dërguari i Putin për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.
Chubais është një nga reformatorët e mbetur që nga vitet 1990 në qeverinë e Putin. Ai ka mbajtur marrëdhënie me Perëndimin.
Po ashtu ai është zyrtari i nivelit më të lartë që ka lënë Rusinë që nga fillimi i luftës deri më tani./Opinion.al