Përfundimi i luftës në Ukrainë, mund të jetë në dorën e Alina Kabayeva, të dashurës së Vladimir Putin. Sipas faqes “Page Six” bëhet me dije se ajo gjendet nën presion për të ndryshuar mendjen e liderit rus. “Miqtë e Alinës po i luten që të kthehet në Rusi dhe ta bindë Putinin të ndalojë luftën”, bëjnë me dijë disa burimet. “Duket se ai nuk dëgjon askënd, por mund ta dëgjojë atë”, shtuan ata.
Prej disa javësh Alina ndodhet në Zvicër, në një vend të panjohur, me vajzat e Putinit. Politikani bëri gjithçka për të siguruar gjysmën e tij më të mirë përpara nisjes së luftës në Ukrainë. Sportistja dyshohet se posedon pasaporta false me të cilat arrin të lëvizë pa ngjallur shumë dyshime. Ndërkohë është zhvilluar një peticion kundër Alinës për ta dëbuar këtë të fundit nga Zvicra. Thirrja tashmë është nënshkruar nga 60 mijë persona.
Por kush është Alina Kabayeva?
Vajza e një futbollisti sovjetik, Alina Kabayeva është një ish-yll i gjimnastikës ritmike ruse. 38 vjeç, ajo ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike dhe kampionatin botëror. Më vonë ajo punoi si modele dhe sipërmarrëse përpara se të hynte në botën e politikës. Nga viti 2007 deri në 2014 ajo ishte deputete në radhët e partisë Rusia e Bashkuar. Nga dashuria e saj e fshehtë me Putin, Alina, në 2015 lindi binjakë në Zvicër./ Klan News