Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë territorin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të lehta dhe të pakta vranësirash në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./Opinion.al