Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje kriminale, falë bashkëpunimit me qytetarët. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se 63-vjeçari E. E., i arrestuar dyshohet se do të vriste një grua, sepse i kishte lekë borxh. Emir Emiri, 63-vjeç, banues në Krujë, është kapur në flagrancë, teksa ndodhej i maskuar dhe me kapuç në kokë, para derës së shtëpisë së shtetases A.A në lagjen ‘Çlirimi’.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi”, njofton policia.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. B., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit E. E.
E. E., 63 vjeç, tashmë do të përgjigjet para drejtësisë për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Opinion.al